Përplasen dy automjete me motoçikletën në Lezhë-Milot, humb jetën një person

Aktualitet | 1 vit më parë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (6 tetor) në superstradën Lezhë-Milot. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve me një motoçikletë, një person u plagos rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Shënkollit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme