Bisedimet për armëpushim në Gaza, përfaqësuesit e Hamasit dhe Izraelit mbërrijnë në Egjipt

Botë | 1 vit më parë

Izraeli dhe Hamasi pritet të fillojnë këtë të hënë (6 tetor) bisedime indirekte në Egjipt, me qëllim zbatimin e planit të paqes të SHBA për Gazën.

Hamasi ka rënë dakord me disa pjesë të planit 20-pikësh të presidentit amerikan Trumpit – përfshirë lirimin e pengjeve izraelite – por nuk i ka pranuar të gjitha kushtet.

Delegacioni i Hamasit do të udhëhiqet nga Khalil al-Hayya, një nga objektivat e një atentati izraelit në Doha të Katarit, në fillim të muajit të kaluar.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut njoftoi mbrëmjen e djeshme se delegacioni izraelit do të kryesohet nga Ministri i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer .

Ndërsa SHBA do të përfaqësohen nga i dërguari special Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Trump dhe ish-këshilltari presidencial Jared Kushner.

Presidenti amerikan Donald Trump në një reagim në rrjetin social Truth, bëri me dije se pret që negociatat të zgjasin disa ditë, ndërsa shtoi se faza e parë do të përfundojë këtë javë.

Trump i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë përkohësisht bombardimin e enklavës.

Cilat janë elementët kryesorë të planit?

Çarmatimi i Hamasit

Lirimi i të gjithë pengjeve izraelite, të gjallë dhe të vdekur.

Dhe tërheqja e trupave izraelite nga Gaza

Çfarë ndodh nëse plani miratohet?

Brenda 72 orëve nga pranimi publik i kësaj marrëveshjeje nga Izraeli, të gjithë pengjet do të kthehen.

Trump ka thënë në plan se palestinezët mund të qëndrojnë në Gaza nëse dëshirojnë, dhe se rajoni do të rindërtohet në dobi të popullit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme