Vrasja e gjyqtarit, kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë: Kambanë alarmi

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajramaj e quan kambanë alarmi, vrasjen e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja.
Bajrami thotë se për shkak të ngjarjes, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur pezullimin e çështjeve gjyqësore deri ditën e hënë përveç masave të sigurisë.
Sipas Bajramit, në Gjykatën e Vlorës punojnë dedektorët e metaleve por gjyqtarët, avokatët dhe prokurorët sipas tij nuk kanë siguri për jetën. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë thekson se kjo ngjarje i bën të ndihen të frikësuar.
“Është një ngjarje e rëndë që ka tronditur gjithë opinionin kombëtar, gjithë sistemin e drejtësisë. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje makabre. Vritet gjyqtari brenda sallës së gjyqit dhe ky është dështim i sistemit”, deklaroi ai.
Bajrami deklaron se Gjykata e Vlorës ka fluks dosjesh, ndërsa shton se ka ende çështje pronash të vitit 2010 që trajtohen në këtë gjykatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




