“Lidhja me Atdheun”, qeveria shpërndan mbi 117.000 tekste shqip falas për fëmijët e diasporës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale se ka përfunduar me sukses edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Rama theksoi përkushtimin e qeverisë shqiptare në këtë iniciativë, e cila tashmë ka mbushur 7 vite me radhë. Përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, sigurohet që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare.
Duke ilustruar arritjen me shifra, Kryeministri theksoi volumin e madh të shpërndarjes:
27,198 tekste mësimore janë shpërndarë vetëm gjatë këtij viti shkollor për nxënësit tanë në diasporë.
Që nga viti 2019 e deri më sot, janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës.
Sipas Ramës, ky projekt ka një domethënie thellësisht kombëtare.
“Ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun,” përfundon Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.










