Osmani: FSK-ja, forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin

Kosovë | 1 vit më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar suksesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku është dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota.

“FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin! Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, ‘Cambrian Patrol’ në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota,” ka shkruar Osmani në rrjetin social në Facebook.

Sipas Osmanit, ekipi nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, “duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar”.

“Me FSK-në, Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë!”, ka përfunduar presidentja Osmani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme