Hamasi shpall fundin e luftës dhe armëpushimin e përhershëm, detaje mbi marrëveshjen e paqes

Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, shpalli sot zyrtarisht fundin e luftës në Rripin e Gazës dhe fillimin e një armëpushimi të përhershëm, duke konfirmuar kështu marrëveshjen e Fazës së Parë të mbështetur nga SHBA.
Në një fjalim televiziv, Al-Hayya theksoi se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka përfunduar përgjithmonë.
Pikat kryesore të marrëveshjes
Shefi i Hamasit në mërgim bëri të ditur se marrëveshja e arritur përfshin disa elemente kyçe, të cilat pritet të lehtësojnë menjëherë situatën humanitare dhe të shënojnë hapat e parë drejt paqes:
- Shpallja zyrtare e ndërprerjes së luftimeve dhe hyrja në fuqi e një armëpushimi të përhershëm.
- Marrëveshja parashikon lirimin nga Izraeli të të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë që mbahen të burgosur.
- Pika kufitare e Rafahut do të hapet në të dyja drejtimet, duke lejuar lëvizjen e njerëzve dhe hyrjen e ndihmave humanitare.
Kjo shpallje vjen pas marrëveshjes së arritur me Izraelin për shkëmbimin e pengjeve kundrejt të burgosurve dhe për ndërprerjen e luftimeve, duke shënuar kthesën më të madhe në konfliktin dyvjeçar. Tani pritet një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me shpalljen e armëpushimit të përhershëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




