Pano Soko: Rreziku më i madh është që të mos ketë zgjedhje në Tiranë. Rama mund të komandojë Manastirliun në krye të Bashkisë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që caktonte datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, ka krijuar një situatë të paqartë për të ardhmen e drejtimit të kryeqytetit.
Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, paralajmëroi një skenar të mundshëm që ai e cilësoi si “më të errëtin”: mungesën e zgjedhjeve dhe komandimin e një kryetari të përkohshëm nga qeveria.
“Frika ime është që nuk do kemi zgjedhje në Tiranë. Një precedent që mund të kemi është që të mos kemi një dekret të ri. Të mbetet ky që është, i parealizueshëm, pra është në fuqi, por është i parealizueshëm,” deklaroi Soko.
Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese vendos të legjitimojë shkarkimin e kryebashkiakut aktual dhe Presidenti nuk nxjerr një dekret të ri, situata mund të përfundojë me komandimin e Ogerta Manastirliut si kryetare nga Kryeministri Edi Rama.
“Në gjykimin tim, Bashkinë e Tiranës e ka Edi Rama, i cili në bazë të ligjit mund të komandojë Manastirliun si kryetare bashkie. E vendos të komanduar dhe ta përgatisë për 2027. Ky do ishte skenari më i zi dhe është në një rrugë që mund të ndodhë,” shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




