I dënuar për trafik droge e prostitucion në Itali, 56-vjeçari arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimin

Aktualitet | 1 vit më parë

Një pikën kufitare të Muriqanit është arrestuar një 56-vjeçar pasi rezultoi se kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe prostitucion.

Spartak Joanu u hap teksa tentonte të hynte në vendit tonë. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Apelit në Ankona me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme