Lëvizjet në Morinë, në 24 orë kanë hyrë dhe dalë mbi 10.200 persona dhe 4700 automjete
Në pikën kufitare të Morinës, edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, ritmi i lëvizjeve mbetet i lartë. Kjo fundjavë, ndryshe nga e kaluara kur temperaturat ishin më të ulëta, ka sjellë një fluks të shtuar udhëtarësh.
Të pasionuarit pas hiking dhe sporteve të tjera malore nuk ngurrojnë të vizitojnë atraksionet turistike të Kukësit, por edhe të zonave përreth.
“Jemi një grup peshkatarësh nga Prishtina dhe do të eksplorojmë zonën e Kukësit”, tha një udhëtar.
Po ashtu, shumë udhëtarë të tjerë po shfrytëzojnë fundjavën për të udhëtuar drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.
“Jemi nga Prizreni dhe jemi nisur për Tiranë, pak për qejf pak për punë”, u shpreh një tjetër udhëtar.
Gjatë këtij muaji, vijon kontrolli i udhëtarëve përmes sporteleve, me përjashtim të fundjavave. Ndërkohë, pas muajit tetor pritet të rikthehet procedura e përshpejtuar e kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të qëndrojë në fuqi deri në muajin shkurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




