Surprizë në grupin e Shqipërisë, Andorra merr pikën e parë

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Pas pesë humbjeve radhazi, Andorra fitoi pikën e parë, duke barazuar 2-2 kundër Letonisë në raundin e 6-të të Grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Skuadra që mban vendin e fundit në klasifikim zhbllokoi sfidën me anë të San Nicolás 33′, përpara se të përmbysej nga vendasit me golat e Zelenkovs 41′ dhe Gutkovskis 55′ (p). Megjithatë, në minutat e fundit, Ian Oliveira, i lindur në vitin 2004, shënoi golin e barazimit dhe i dha ekipit të tij një pikë që me siguri do t’i rrisë moralin.

Andorra mban vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Letonia ndodhet në vendin e 4-ët me 5 pikë. Vendi i parë mbahet nga Anglia me 15 pikë, ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë dhe Serbia me 7 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme