Riparimi i segmentit Vorë-Durrës, bllokohet sot qarkullimi i automjeteve. ARRSH: Përdorni rrugët alternative

Nga sot bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Vorë- Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në kuadër të zbatimit të projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, segmentet Vorë-Maminas-Sukth-Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit do të jenë të bllokuara për një apo dy ditë.
ARRSH u sugjeroi qytetarëve përdorimin e rrugëve alternative sikurse Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.
Po ashtu, ARRSH sqaron se pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”.
Duke filluar nga 13.10.2025, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
• Vorë-Maminas,
• Maminas-Sukth,
• Sukth-Fllakë,
• Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
• Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment”, thuhet në njoftim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




