Vangjel Mile rikthehet te Tirana, beratasi emërohet drejtor teknik i akademisë

Aventura e tij në krye të stolit të Tiranës zgjati shumë pak, vetëm 2 ndeshje në startin e sezonit, por Vangjel Mile rikthehet sërish te Tirana, duke rimarrë detyrën e drejtorit teknik të akademisë së klubit bardheblu.
Klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar rikthimin e Miles në “familjen” bardheblu.
“KF Tirana Academy njofton rikthimin e z. Vangjel Mile në krye të detyrës si drejtor teknik i akademisë. Mile do të vijojë të kontribuojë në vendim-marrje dhe në zhvillimin e vizionit të madh të klubit, duke rritur talente dhe futbollistë profesionistë. Ai do të jetë gjithmonë aty, i gatshëm për t’i udhëzuar dhe këshilluar drejt suksesit absolut”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




