Raporti i KLSH për Onkologjikun, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Mungojnë barnat

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në kërkesë përmenden gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në raportin e fundit që, sipas PD-së, ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.
Në kërkesë, grupi parlamentar demokrat shkruan se Raporti i KLSH-së evidenton mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë.
“Kjo është një urgjencë, që kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë, pasi për vetë llojin e shërbimit shëndetësor, çdo pacient është në luftë të përditshme për mbijetesë dhe për një ditë tjetër. Nevojitet llogaridhënie institucionale, marrje përgjegjësisë nga ana e titullarëve apo drejtuesve respektivë dhe kësisoj përmirësim i shërbimit për pacientët”, thuhet në kërkesën e dorëzuar nga PD.
Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




