Moti me diell gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Aktualitet | 1 vit më parë

Ditën e sotme (15 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

Në mbrëmje do të kemi shtim të vranësirave. Ndërsa në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit,do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale do të regjistrohen në vlerën 23 gradë celcius, ndërsa ato minimalet në 15 gradë celcius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme