Puna në Teatrin e ri Kombëtar, Rama: Vepër arkitektonike që do transformojë qytetin
Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar po merr formë çdo ditë e më shumë. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale disa foto nga vazhdimi i punimeve, duke theksuar se ndërtimi i kësaj vepre po ecën me ritme të larta dhe pa ndërprerje.
“Dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore,” shkruan Rama në postimin e tij, duke e shoqëruar me pamje të reja nga kantieri.
Teatri i Ri Kombëtar është projektuar si një hapësirë multifunksionale, që do të përfshijë salla moderne shfaqjesh, hapësira për aktivitete artistike dhe një infrastrukturë të përshtatur për produksione bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Punimet për ndërtimin e godinës së re së Teatrit Kombëtar nisën në fund të vitit 2023, pas prishjes së ndërtesës së vjetër në qershor të vitit 2020, që u shoqërua me debate të gjera publike, ndërsa sipas parashikimeve ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2026.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




