KLP mblidhet të enjten, në rend dite caktimet e përkohshme në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Apel, si dhe mbyllja e garave për drejtues

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar një mbledhje plenare për ditën e enjte, më 16 Tetor 2025, në orën 11:00, me një rend dite me tetë pika kryesore që prekin organizimin dhe karrierën e prokurorëve.
Mbledhja, e thirrur nga Kryetari i Këshillit, do të mbahet në prani të anëtarëve të KLP-së, si dhe të përfaqësuesve të Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Drejtësisë, Projektit Eu4Justice dhe Programit OPDAT, duke nënvizuar rëndësinë e vendimeve që do të merren.
KLP do të diskutojë dhe miratojë caktimin e përkohshëm të dy magjistrateve: Pranvera Pustina në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme; Elidjana Kasa në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Këshilli pritet të miratojë projektvendimet “Për përfundimin pa vendim përfundimtar” të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë e Kukësit, Beratit dhe Sarandës.
Në fund të rendit të ditës, KLP do të shqyrtojë miratimin e Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokuroren Irma Balli. Gjithashtu, do të bëhet një ndryshim në vendimin e Këshillit lidhur me praktikën profesionale të kandidatëve të profilit prokuror të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2025-2026.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




