Ukraina kërkon ndihmë ushtarake deri në 20 miliardë dollarë për vitin 2026, në kuadër të programit të ri të NATO-s

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, deklaroi se Ukraina do të ketë nevojë për ndihmë ushtarake që varion nga 12 deri në 20 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm, si pjesë e një iniciative të re të NATO-s për blerjen e armëve amerikane.
Programi i ri, i njohur si PURL (Lista e Kërkesave të Përparësuara të Ukrainës), është lançuar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe i mundëson Kievit të blejë sisteme armësh amerikane, të financuara nga vendet evropiane.
Deri më tani, aleatët kanë kontribuar me mbi 2 miliardë dollarë përmes këtij mekanizmi.
Gjatë një takimi me homologët e tij në Bruksel, Shmyhal theksoi se Ukraina ka kapacitetin për të prodhuar deri në 10 milionë dronë në vitin 2026, nëse sigurohen fondet e nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë. Ai gjithashtu kërkoi më shumë predha artilerie me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë të domosdoshme për të përballuar ofensivën ruse në vijën e frontit.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur NATO po shqyrton mënyra të reja për të garantuar mbështetje afatgjatë për Ukrainën, duke përfshirë zgjerimin e pjesëmarrjes në programin PURL dhe rritjen e kontributeve nga vendet anëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




