Maroku shkruan historinë: Fitorja e 16-të radhazi, thyen rekordin e Spanjës

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Me një fitore 1-0 ndaj Kongos, Maroku siguroi fitoren e gjashtëmbëdhjetë radhazi në raundin e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 në zonën afrikane, duke vendosur një rekord të ri botëror, duke ia marrë atë Spanjës.

“Luanët vazhdojnë të shkruajnë histori me krenari dhe nder me 16 fitore radhazi, duke thyer rekordin botëror!” shkroi skuadra marokene në një mesazh në llogarinë e saj zyrtare X, të shoqëruar nga një video që kujton 16 fitoret, duke filluar më 7 qershor 2024, fitoren 2-1 kundër Zambias.

Maroku theu rekordin e mëparshëm prej 15 fitoresh radhazi të vendosur nga Spanja midis qershorit 2008 dhe qershorit 2009, e cila nga ana tjetër theu rekordin e Francës prej 14 fitoresh midis marsit 2003 dhe shkurtit 2004.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme