Preç Zogaj: SPAK ka ndërtuar kulturën e ndëshkueshmërisë në Shqipëri

Politikë | 1 vit më parë

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH1, moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti dhe publicisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet rreth drejtësisë së re në Shqipëri, me fokus te SPAK dhe drejtuesi i tij, Altin Dumani.

Ai theksoi se puna e SPAK dhe Dumanit gëzon mbështetjen e madhe të qytetarëve. Sipas analistit, armiqtë e SPAK nuk janë vetëm kritikë të sistemit, por “janë aleanca e të akuzuarve” që ndihen të kërcënuar nga kthimi i ligjit në nivelet më të larta të pushtetit.

“Ne jemi dëshmitar të një aleance të gjitha forcave që kanë qenë dhe janë kundër drejtësisë së re dhe i kanë drejtuar shigjetat e tyre në mënyrë të vazhdueshme kryesisht kundër Dumanit i cili e mishëron punën e drejtësisë së re pavarësisht së SPAK është vetëm një hallkë e saj. Unë mendoj se SPAK dhe vet Dumani ka arsye që ndihen krenar për punën dhe ti japin më shumë hapësirë mbështetjes dhe në mënyrë që të vazhdueshme rreth 70% e publikut në Shqipëri ka mbështetur punën e SPAK dhe drejtësisë së re. Armiqtë e SPAK-ut janë aleanca e të akuzuarve. SPAK-u ka ndërtuar kulturën e ndëshkueshmerisë dhe ka zgjidhur krizën e drejtësisë Shqiptare që ka qenë kriza e hetimit në sferat e larta. Për herë të parë SPAK-u çon ligjin në zonat ku nuk kanë shkelur për 30 vjet”, u shpreh analisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme