Përfitoi 2.4 mln lekë për të mos raportuar ndërtimin pa leje në Tiranë, SPAK çon për gjykim policin bashkiak dhe një person tjetër

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion lidhur me një ndërtim pa leje në Tiranë.
Sipas SPAK, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i policisë bashkiake, Besmir Cani ka marrë një përfitim të parregullt prej 2.400.000 lekësh nga Ahmet Mashollari, në këmbim të moskryerjes së veprimeve ligjore për një ndërtim pa leje.
Konkretisht, Cani ka shmangur raportimin e shkeljes, nuk ka vendosur gjobën përkatëse dhe ka penguar prishjen e objektit të ndërtuar pa leje.
Nga hetimi ka rezultuar se Mashollari i ka dhënë shumën e parave në mënyrë të drejtpërdrejtë punonjësit të policisë bashkiake për të siguruar mosveprimet në favor të tij.
Në përfundim të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim Besmir Canin, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë e Tiranës, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Ahmet Mashollari, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




