Malaj në Uashington: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe angazhimin për rindërtimin e saj

Ekonomi | 1 vit më parë

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë në Takimin e 8-të të Tryezës Ministeriale për Mbështetjen e Ukrainës, organizuar në kuadër të Takimeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore.

Në këtë forum të nivelit të lartë, ishin të pranishëm drejtues të institucioneve financiare globale, përfshirë Guvernatorin e Bankës Botërore, z. Ajay Banga, dhe Drejtoreshën Menaxheriale të FMN-së, znj. Kristalina Georgieva.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri shprehet se, në këtë tryezë diskutimet u përqendruan në identifikimin e nevojave financiare urgjente të Ukrainës dhe në forcimin e mekanizmave ndërkombëtarë për mbështetje afatgjatë ekonomike.

Ministri Malaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në mbështetjen e Ukrainës, duke kontribuar në proceset e rindërtimit dhe stabilizimit ekonomik. Ai vlerësoi rolin thelbësor të FMN-së dhe Bankës Botërore në koordinimin e ndihmës ndërkombëtare dhe në mobilizimin e burimeve për vendet në krizë.

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës, duke mbështetur përpjekjet e saj për rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm,” deklaroi Ministri Malaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme