SPAK çon në gjykim policin bashkiak për 2.4 mln lekë ryshfet për ndërtim pa leje

Aktualitet | 1 vit më parë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion në lidhje me një ndërtim pa leje në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, përpara Gjykatës së Posaçme do të dalin Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë e Tiranës, dhe Ahmet Mashollari.

Nga hetimet ka rezultuar se Besmir Cani ka marrë një shumë prej 2 milionë e 400 mijë lekësh nga Ahmet Mashollari, në mënyrë të paligjshme, me qëllim që të mos kryente detyrat e tij ligjore.

Në këmbim të ryshfetit, ai dyshohet se nuk ka raportuar një ndërtim pa leje, nuk ka vendosur gjobën e parashikuar dhe ka shmangur prishjen e objektit të ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Për këto veprime, Cani akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Mashollari për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK bën të ditur se hetimet kanë përfunduar dhe dosja tashmë i është kaluar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për shqyrtim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme