Festa e Shegës në Lezhë: 55 shefa kuzhine nga e gjithë Shqipëria sollën shije dhe traditë vendase

Aktualitet | 1 vit më parë

Në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë u zhvillua Festa e Shegës, që mblodhi 55 shefa kuzhine nga e gjithë Shqipëria. Ata sollën krijimtari dhe shije përmes recetave me bazë shegën, frut simbol i këtij rajoni.

“Ne shegën e përdorim shumë në gatim dhe është tipike tradicionale. Kjo është një kënaqësi e madhe që jemi të gjithë shefat nga e gjithë Shqipëria dhe po bëjmë gatime të ndryshme për gjithë pjesëmarrësit këtu. Është një organizim që me produktet vendore mund të gatuajmë shumë gjëra të mira,” u shpreh Mir Zoti.

Shega është ndër frutat më të kultivuara në Lezhë dhe ka vlera të rëndësishme ushqyese e kurative, tha eksperti i mjedisit, Jak Gjini.

“Sezonin e dimrit e kam diku 7-8 pjata në menu që e kam bazë. Ekstra, kuptohet, bëjmë dhe më shumë dhe së fundmi e kam futur shegën edhe tek pastat dhe është fantastike,” tha Ndoc Zhtjefni, shef kuzhine.

Ndërsa eksperti i mjedisit, Jak Gjini, nënvizoi se “në Lezhë shega ka gjurmë edhe në peizazh, që çdo njeri e shikon këtë frut në qytet. E kemi në sfondin e kalasë. Duke qenë një frut me shumë kokrra që identifikon bashkimin, unitetin, ka shumë kuptim kjo gjë dhe i shkon shumë qytetit tonë.”

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, e cilësoi këtë festë si një mënyrë për të promovuar potencialin kulturor dhe turistik të qytetit.

“Ky qytet ka shumë potenciale dhe frutin e shegës e do shumë. Gjithashtu ky qytet e do shumë kulinarinë dhe gjithçka të bukur që ne prodhojmë.”

Festa u ndoq nga shumë qytetarë e vizitorë që shijuan produktet vendase dhe programin artistik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme