Partia e Lirisë paraqet kërkesën për regjistrim në KQZ për zgjedhjet vendore të 9 Nëntorit

Politikë | 1 vit më parë

Partia e Lirisë (PL) ka paraqitur sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Kërkesa për regjistrim, e bazuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor, u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, pasi ishte i pranishëm në momentin e dorëzimit të dokumenteve. Kërkesa zyrtare, i referohet kryetarit të partisë, Ilir Metaj:

“Komisioner, Unë Ilir Rexhep Metaj, në cilësinë e kryetarit të Partisë Liri dhe në mbështetje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, paraqas kërkesën për t’u regjistruar si Subjekt Zgjedhor, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore,” thuhet në dokument.

Bashkëlidhur kërkesës zyrtare ndodhet vërtetimi që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklarata e angazhimit solemn e kryetarit të partisë politike, si dhe deklarata për hapje llogarie të posaçme bankare.

Regjistrimi i PL-së shënon nisjen zyrtare të garës elektorale për këtë forcë politike në zgjedhjet e pjesshme të vjeshtës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme