Sherr në Durrës, lëndohen 2 persona, një prej tyre u godit me tytën e pistoletës

Aktualitet | 1 vit më parë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sherri. Një prej të përfshirëve në konflikt ka goditur me tytën e armës një person, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e policisë, që ndodheshin pranë zonës, kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Ngjarja ka ndodhur në Spitallë të Durrësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme