OBSH: Sëmundjet infektive në Gaza po dalin jashtë kontrollit

Botë | 1 vit më parë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se sëmundjet infektive po dalin jashtë kontrollit, me vetëm 13 nga 36 spitalet e territorit që funksionojnë pjesërisht.

“Qoftë meningjiti… diarreja, sëmundjet e frymëmarrjes, po flasim për një sasi të jashtëzakonshme pune”, tha Hanan Balkhy, drejtoreshë rajonale për organin shëndetësor të OKB-së.

Një ditë më parë, në një postim në rrjetet sociale, OBSH-ja në territorin e pushtuar palestinez (WHOoPt) bëri me dije se kishte rritur shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në institucionet shëndetësore që kur hyri në fuqi armëpushimi në Gaza .

“Këtë javë, më shumë se 220 paleta me ilaçe dhe furnizime mjekësore thelbësore u dërguan nga depoja jonë jugore për partnerët që mbështesin spitalet në të gjithë Gazën”, shkroi WHOoPT në X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme