Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ilir Metën, avokati kërkon kohë pasi pretendon konflikt interesi

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë u shty.
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se shtyrja u kërkua, pasi sipas tij Meta dhe gjyqtarja Saida Dollani ndodhën në konflikt interesi dhe ai donte t’ia komunikonte këtë fakt klientit të tij.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tri hetime në një: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe është marrë i pandehur për tri vepra penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




