Haradinaj reagon për protestën: Tirana UÇK. Liri për çlirimtarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës mbarëkombëtare “Liria ka emër”, e cila u mbajt sot (17 tetor 2025) në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ish-komandanti i UÇK-së përshëndeti mobilizimin masiv dhe bëri thirrje për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“Tirana UÇK. Liri për Çlirimtarët!”, shkruan Haradinaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




