Neza: Qeveria shqiptare ka pasur mundësi të ndërhynte për ish-krerët e UÇK-së, por nuk e bëri

Aktualitet | 1 vit më parë

Analisti Sami Neza në emisionin “3D” në RTSH, të moderuar nga Alban Dudushi, deklaroi se sipas tij ka munguar ndërhyrja e Qeverisë shqiptare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Qeveria shqiptare, konkretisht Edi Rama, ka pasur shumë mundësi të veprojë, por nuk e ka bërë. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur në prapaskenë, por deklarata publike nuk ka pasur. Nëse është punuar pas dyerve të mbyllura, fakti që jemi këtu do të thotë që nuk ka pasur asnjë produkt,” tha Nezaj.

Për Nezën, Rama mund të kishte ndërruar qasje dhe të dilte më hapur në skenë politike për të mbrojtur ish-liderët e UÇK-së. “Duhej të kishte thënë disa gjëra që janë të domosdoshme në raport me procesin në Hagë. Heshtja në këtë rast nuk ndihmon,” shtoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes dy qeverive, Tirana nuk ka ndikuar ndonjëherë në procesin zgjedhor në Kosovë.

“Debati mes dy kryeministrave është ndezur për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Kjo protestë në Tiranë mund të ndikojë rezultatin në disa komuna, dhe pikërisht kësaj ka dashur t’i dalë përpara Albin Kurti,” u shpreh Neza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme