Gazment Bardhi akuzon Ramën dhe Ballukun pas hetimit për aeroportin e Vlorës

Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj zhvillimeve rreth Aeroportit të Vlorës, pasi mediat raportuan se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një sërë akuzash. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e quajti çështjen “korrupsion që ka kaluar çdo kufi” dhe “rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare”.
“Një aferë gjigande financiare është shndërruar në rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare. Kjo megaaferë ka dy përgjegjës: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun,” shkruan Bardhi, duke iu referuar Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës.
Bardhi deklaroi se opozita nuk do të lejojë “degradimin e Kuvendit” dhe premtoi se do të merret me seriozitetin maksimal me “kryeaferën, që mban firmën e Belinda Ballukut Aeroporti i Vlorës”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




