15 akademi evropiane zbresin në Tiranë – Panel diskutimi me mbi 200 përfaqësues së institucioneve kërkimore shkencore

Aktualitet | 1 vit më parë

Në një kohë kur ndërkombëtarizimi mbetet një nga sfidat kryesore të arsimit të lartë në vend, por jo vetëm edhe në rajon për herë të parë në Shqipëri mblidhen përfaqësues të mbi 15 akademive dhe institucioneve të tjera kërkimore shkencore evropiane.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e konsideron këtë takim forcim të bashkëpunimit me akademitë simotra.

“Në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE e arritjes graduale të standardeve evropiane, Shqipëria ka adaptuar më 2024 një strategji të zhvillimit të zgjuar, ku një vend të veçantë zë kërkimi inovacioni, në konceptimin e së cilës Akademia e Shkencave është një nga hartueset. Me të synohet që financimi i drejtpërdrejtë për kërkimin të arrijë në nivelin e mbi 1% të PBB-së, që për ne do të thotë një hap i madh, si dhe ngritja e disa qendrave kërkimore elitare, kryesisht në nano e bioteknologji, iniciativa këto të ndërmarra prej Akademisë. Roli ynë është edhe rritja e interesimit për shkencën te të rinjtë për të mos preferuar degët më të lehta, e sidomos për të mos braktisur shkencat fondamentale”, u shpreh Anila Hoda, sekretarja shkencore e Akademisë së Shkencave.

Ky takim organizohet në kuadër të Këshillit Ndërkombëtar të Shkencës, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.

Gazetare: E. Hasanbelli   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme