Tragjedia në Maliq-Eksperti Nikolla: Ekspertiza do tregojë shkaqet reale të rënies së zjarrit

Aktualitet | 1 vit më parë

Eksperti i sigurisë, Gjergj Nikolla, i ftuar në emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1, duke folur për tragjedinë në Maliq ku humbën jetën nga zjarri nënë e bir, ka deklaruar se duhet pritur se cili do të jetë rezultati i ekspertizës.   

Sipas tij, ekspertiza do të japë edhe rezultatin konkret mbi shkaqet reale të rënies së zjarrit.

“Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës u tregua i kujdesshëm që nuk ka dalë në konkluzion paraprak që shkaku i zjarrit është nga zjarri ose energjia elektrike. U tregua i kujdesshëm sepse rasti është nën hetim ende dhe nuk mund të dalë me konkluzione pasi ai është pjesë e grupit hetimor i cili edhe nga personat përgjegjës, i cili do të nxjerrë edhe për prokurorinë aktin e ekspertimit ku do të konkludojë për shkaqet reale të rënies së zjarrit,” u shpreh Nikolla, duke theksuar rëndësinë e pritjes për përfundimet zyrtare të hetimit.

Eksperti vuri në dukje disa elemente që kanë tërhequr vëmendjen në tragjedinë e Maliqit.

“Në atë gjithë atë flakë që ka marrë, ka gjetur fije shkrepëse sepse shkrepësja është material druri dhe digjet më lehtësisht. Ishte një element që bëri përshtypje, njëra nga dhomat po të shikosh në pamje e nxirë më shumë dhe e paprekur nga zjarri, ndoshta dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës. Kjo mbetet për t’u diskutuar,” shpjegoi ai.

Nikolla nënvizoi natyrën shkatërruese dhe të shpejtë të zjarreve, veçanërisht në ambiente me materiale lehtësisht të ndezshme.

“Zjarri është një nga fatkeqësitë që precipiton në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe është e pamundur edhe në shtete më të zhvilluara ndërhyrjen në kohë, sa më të shpejtë. Duke qenë se edhe ambienti kishte dyshek me sfungjer që është një material që merr flakë shumë lehtë dhe krijon flakë të mëdha dhe është e pamundur për të evituar pasojat,” tha ai, duke shpjeguar se prania e materialeve si dyshekët me sfungjer mund të ketë përshpejtuar përhapjen e flakëve dhe të ketë vështirësuar kontrollin e situatës.

Në tragjedinë e Maliqit, humbën jetën nënë e bir, Merjeme Azisllari 40 vjeçe dhe Luka Azisllari vetëm 14 vjeç sipas si pasojë e asfiksisë. Ndërsa fëmija tjetër, vajza  6-vjeçare që prej ditës së djeshme ndodhet në QSUT ku merr edhe ndihmën e specializuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme