30 vjet anëtarësim në KiE dhe “Venecia”, Hanna Suchocka: Drejtësia të jetë më e pavarur dhe autonome, por edhe e dukshme për shoqërinë

Politikë | 1 vit më parë

Në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, që u zhvillua në Tiranë, u diskutua për rolin e Komisionit të Venecias në ndërtimin e bazës ligjore dhe demokratike të Shqipërisë.

Hanna Suchocka, presidente nderi e Komisionit të Venecias, theksoi se ky bashkëpunim ka nisur që në vitin 1995 me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ka qenë vendimtar për konsolidimin e gjyqësorit. Ajo shtoi se reforma në drejtësi mbetet një nga detyrat më sfiduese, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet post-komuniste, lidhur me nevojën për gjyqtarë të pavarur.

“Komisioni i Venecias me Shqipërinë ka një histori të gjatë që ka nisur 30 vite më parë që në 1995 për Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo tregon që Komisioni i Venecias është përfshirë që në fillim për të ndërtuar bazën ligjore dhe demokratike të vendit. Reforma në gjyqësor është një prej detyrave më të vështira, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë vendet post komuniste sepse sistemit i tyre i mëparshëm është krijuar nën pushtetin enjë partie dhe është e vështirë për të ndryshuar mendësinë se si mund të bëhej që gjyqtarët të jenë të pavarur dhe të krijohet kjo autonomi e gjyqësorit. Opinionet e Komisionit të Venecias ne mund të shohim që numër i madh i këtyre opinioneve i drejtohej gjyqësorit dhe të shiheshin garancitë më të mira për të pasur pavarësinë e gjyqësoret. Drejtësia jo vetëm do bëhet por edhe të shikohet që është bërë që shoqëria të dallojë me sy që drejtësia është vërtetë e pavarur. Duhen siguruar garanci të reja për ta bërë më të fortë dhe më autonome. Shqipëria po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje të mirë për korrupsionin përmes procesit të vetingut. Shqipëria ka bashkëpunuar me Komisionin e Venecias për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe një nga çështjet është zgjidhja që të çon në shkarkimin e të gjithë gjyqtarëve dhe nuk është pranuar nga Komisioni i Venecias, pasi ka thënë që të zhvillohet vetingu por jo të shkarkohen të gjithë gjyqtarët, pasi kjo do të krijonte një tjetër problem”, u shpreh ajo.

Suchocka nënvizoi rëndësinë e garancive të reja për autonominë e gjyqësorit dhe përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin përmes procesit të vetingut.

“Procesi i emërimit të gjyqtarëve ka propozime për krijimin e organizatave të posaçme si këshillat shtetëror të gjyqësorit që përfshinë në emërimin e tyre. Lidhur me statusin e këshillave gjyqësor duhet të jetë organ i parë, duhet të jenë të pavarur dhe autonom. Diskutimet në lidhje me këto këshilla do të propozojnë kandidatët që do emërohen si gjyqtarë. Tani kemi diskutime të forta lidhur se si duhen ndërtuar këto lloj këshillash do ketë shumicë gjyqtarësh apo pjesë të caktuara dhe kush janë organet që do emërojnë kandidatët për këtë këshill, kush do jetë roli i personave jo-gjyqtarët në këto këshilla, kush do përfaqësojë shoqërinë etj.’, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme