“Tema e Ditës”- Petro Koçi flet për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, Fatos Nano

Aktualitet | 1 vit më parë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili prej disa ditësh ndodhet në reanimacion në një spital privat në Tiranë.

Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH, Koçi konfirmoi se Nano ka pësuar një arrest kardiorespirator rreth 13 ditë më parë dhe se problematika kryesore tashmë është e natyrës cerebrale.

“Jam përpjekur të komunikoj me njerëz të afërt të tij. Gjendja është po ajo që është thënë edhe publikisht. Ka pësuar thuajse një arrest kardiorespirator para 13 ditësh dhe i gjithë problemi është më shumë cerebral, të paktën nga çka thuhet,” tha Koçi.

Ai shtoi se mungesa e të dhënave më të detajuara është e kuptueshme, për shkak të konfidencialitetit që shoqëron situata të tilla.

“Të dhëna më specifike nuk dalin sepse është krejt normale që në këtë aspekt të ketë shumë konfidencialitet,” u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme