“Kapelja e kuqe në protestën për UÇK-në ishte një mesazh”, Hajdari tregon kujt i drejtohej

Aktualitet | 1 vit më parë

I ftuar në emisionin “Trialog” nën moderimin e gazetares Alba Alishani, organizatori i protestës Shkëlqim Hajdari komentoi pjesëmarrjen e tij në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe shpjegoi simbolikën e kapelës së kuqe, e cila tërhoqi vëmendjen.

“Kapelja e Trump-it u vendos me qëllim nga ana ime, duke marrë edhe miratimin e organizatorëve të protestës. Kjo për faktin se para pesë vitesh, ish-presidentit Donald Trump i arrestuan një mik rrugës, një situatë e ngjashme me atë të mikut tonë, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet në gjykim,” tha Hajdari.

Ai shtoi se informacionet që dalin dita-ditës, përfshirë edhe deklarimet e zyrtarëve amerikanë, sipas tij flasin në favor të mbrojtjes dhe tregojnë qartë se akuza e ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së është e fabrikuar.

“Kjo është një gjykatë me akuza të montuara. Tashmë është e qartë kush fshihet pas saj. Ne, përveç Trump-it, nuk kemi se kujt t’i drejtohemi. Historia e kësaj gjykate do të mbetet një njollë turpi për drejtësinë ndërkombëtare,”  u shpreh ai.

Mesazhi i tij përmes simbolikës së kapelës kuqe, në stilin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, sipas tij kishte për qëllim të nënvizonte mbështetjen për të vërtetën dhe drejtësinë ndaj figurave të historisë së Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme