Shkëlqim Hajdari kundër spekulimeve: Edi Rama nuk ka kërkuar të flasë në shesh
Një ndër organizatorët kryesorë të protestës së fundit lidhur me luftëtarët e UÇK-së në Hagë, Shkëlqim Hajdari, hodhi poshtë spekulimet rreth përfshirjes politike të lartë në këtë tubim.
Gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH 1, me moderatore Alba Alishani, Hajdari sqaroi se pretendimet se Kryeministri Edi Rama do të mbante një fjalim në shesh janë “nuk janë të vërteta “.
“Grupi organizator nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Rama se ai donte të fliste,” deklaroi Hajdari. Ai vlerësoi qasjen e Kryeministrit, duke thënë: “Rama ka qenë korrekt. Ai ka përshëndetur protestën, por nuk ka pasur asnjë ndikim politik në organizimin e saj dhe as ka kërkuar që të flasë.”
Hajdari falënderoi gjithashtu RTSH-në për transmetimin pa pagesë të ngjarjes, duke theksuar se ky sinjal ishte i rëndësishëm për çështjen që ata ngritën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




