“Piro Milkani, jeta si një film” – Një portret për mjeshtrin e ekranit shqiptar

Kulturë | 1 vit më parë

Një portret i rrallë për një njeri të rrallë të kinemasë shqiptare. Dokumentari “Piro Milkani, jeta si në film”, u prezantua si një homazh për jetën, pasionin dhe krijimtarinë e një prej figurave më të dashura dhe më të respektuara të artit filmik shqiptar.

Filmi sjell një rrëfim të ndjerë për një artist që i ka dhënë shumë ekranit shqiptar  nga pasioni për kamerën në vitet e para të Kinostudios “Shqipëria e Re”, te regjia e filmave që u bënë pjesë e kujtesës kolektive të brezave.

Përmes dëshmive, arkivave filmike dhe intervistave ekskluzive, dokumentari ndjek rrugëtimin artistik dhe njerëzor të Piro Milkanit.

“Filmat e Pirros do ta kenë ndoshta 100 vitet e ardhshme ashtu siç do ta kenë të gjithë regjisorët e tjerë sepse sa herë do të flitet për kinemanë shqiptare këto janë brezi i parë i regjisorëve së bashku me Viktor Gjikën, Dhimitër Anagnostin, Kristaq Mitron dhe shumë të tjerë”, u shpreh Eno Milkani.

Ky dokumentar është më shumë sesa një rrëfim biografik është një udhëtim në kujtesën kolektive, në historinë e një arti që ka shoqëruar e formësuar shikuesin shqiptar për dekada.

“Piro Milkani, jeta si në film” vjen si një dëshmi e gjallë për forcën e kinemasë dhe për dashurinë e një artisti që ia kushtoi jetën ekranit të madh.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme