Ukraina prezanton dronin detar me inteligjencë artificiale, godet në çdo cep të Detit të Zi

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka prezantuar një version të avancuar të dronit detar “Sea Baby”, i cili tani mund të operojë në të gjithë Detin e Zi, të mbajë deri në 2,000 kg ngarkesë dhe të përdorë inteligjencën artificiale për shënjestrimin të saktë.
Rrezja e veprimit është zgjeruar nga 1,000 në 1,500 kilometra.
Sipas SBU, dronët detarë janë përdorur me sukses kundër 11 anijeve ruse, duke përfshirë fregata dhe transportues raketash, çka ka detyruar marinën ruse të zhvendosë bazën kryesore nga Sevastopoli në Novorossiysk.
Sea Baby ka evoluar nga një mjet sulmi me përdorim të vetëm në një platformë të ripërdorshme, të pajisur me raketa, mitralozë të stabilizuar dhe sisteme vetëshkatërrimi për të parandaluar kapjen.
Dronët operohen nga distanca përmes një qendre kontrolli të lëvizshme, ndërsa programi financohet pjesërisht nga donacione publike dhe koordinohet me udhëheqjen ushtarake dhe politike të Ukrainës.
SBU e cilëson këtë si një formë të re të luftës detare asimetrike, ku teknologjia dhe inovacioni po luajnë rol kyç në strategjinë mbrojtëse dhe sulmuese të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




