Vjeshta në telajo – Skënder Strica piktori vjeshtak
Vjeshta stina e ngjyrave sjell frymëzim të veçantë për shumë artistë. Piktori Skënder Strica e gjen shpesh në këtë periudhë harmoninë mes natyrës dhe ndjenjës që më pas e përcjell në telajo.
“Vjeshta është periudha më intriguese, ajo ka bukuritë e veta të cilat një shkrimtar di ti shkruaj me fjalë por ne piktorët e përshkruajmë vjeshtën me ngjyra”, u shpreh Strica.
Ai tregon se në vjeshtë përdor më shumë tone të ngrohta ku e preferuara e tij mbetet portokallia.
“Me ngjyrat punoj më shumë me ato të ngrohtat të cilat janë ngjyra të rralla, më së shumti ngjyra portokalli është ajo që preferoj më shumë”, tha ai.
Strica e sheh vjeshtën herë kapriçoze e herë qaramane dhe e ndjeshme një kontrast që siç thotë ai është vetë bukuria e saj.
“Jo gjithmonë vjeshta vjen njësoj, vjeshta ka kapriçot e veta dhe ne frymëzohemi prej saj”, theksoi piktori.
Pas gjithë këtyre nuancave Skënder Strica mund të quhet me të drejtë një piktor vjeshtak që di të lexojë shpirtin e kësaj stine përmes ngjyrave.
“Vjeshtën e dashuroj, është një stinë që ka ngjyra që nuk i ka asnjë stinë tjetër”, tha ai.
Në telajot e tij vjeshta nuk është thjesht një stinë por një gjendje emocionale që jeton gjatë përtej kornizës së pikturës.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




