Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore, PS dhe PD lirojnë nga një vend për partitë e Doshit dhe Shehajt

Politikë | 1 vit më parë

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke garantuar barazi reale mes shumicës dhe pakicës dhe duke përfshirë edhe partitë e vogla, që nuk kanë formuar grupe parlamentare.

Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Nga ana tjetër, Opozita do të ndajë tetë vendet e saj: 5 për Partinë Demokratike, 1 për Partinë Republikane, 1 për Partinë e Lirisë dhe 1 për Partinë “Mundësia”, drejtuar nga Agron Shehaj.

Sipas marrëveshjes, Komisioni do të funksionojë me formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje.

Krijimi i tij pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit.

Gazetar: Jonida Omeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme