Ndahet nga jeta ish-operatori i RTSH, Pandeli Polena një jetë mes filmit dhe kronikës
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Pandeli Polena, ish-punonjës i Radio Televizionit Shqiptar. Polena ushtroi detyrën e operatorit në RTSH për shumë vite, institucion ku kontribuoi pas eksperiencës së fituar në ish-Kinostudio.
“Komuniteti që kishim me njëri-tjetrin, predispozitat që të ishim në sheshxhirim, që të bënim çdo sakrificë… Në Kinostudio kishte një rregull që kaloje nga një stad si asistent operator në stadin tjetër. U desh një kohë. Unë këtë e fitova nga filmat që shkoja edhe vetë,” do të shprehet ai vetë në një intervistë për RTSH.
Pandeli Polena e nisi karrierën në terren me xhirimet e filmit “Yjet mbi Drin”, sikundër realizoi edhe pesë filma të tjerë artistikë.
Polena iu bashkua ekipit të Radio Televizionit Publik Shqiptar në Departamentin e Lajmeve. Ai memorizoi ngjarjet kryesore në vend, ndërsa kontributi i tij profesional më i madh ishte në xhirimet e përcjella nga zhvillimet dhe ngjarjet e Parlamentit të Shqipërisë.
Pandeli Polena e mbylli karrierën e tij si operator në RTSH, duke lënë pas një arkiv të pasur të jetës politike dhe parlamentare. Gazetarë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumë e quanin ‘kronikan të Parlamentit’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




