Aksion në Lezhë, konfiskohen 7 ara me sipërfaqe 15,000 m² të përfituara nga krimi

Një goditje ndaj pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme është dhënë në Lezhë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSGK), kanë ekzekutuar konfiskimin e 7 pasurive të llojit “Arë”, me një sipërfaqe totale prej 15,028 metra katrorë.
“Konfiskimi vjen në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë fillimisht nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) në vitin 2021 dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit në vitin 2022.”, njofton policia.
Bëhet fjalë për pasuri që dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarive kriminale. Shtatë parcelat e konfiskuara ndodhen në zona me vlerë: 2 arë shtrihen në bregun e lumit Drin, ndërsa 5 të tjerat ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin.
Fakte të rëndësishme
7 ara me sipërfaqe totale 15,028 metra katrorw
Vendodhja, 2 në bregun e Drinit dhe 5 në Ishull Shëngjin.
Baza ligjore, vendim i formës së prerë i GjKKO dhe GJKKO Apel
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




