Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, liderët e Ballkanit Perëndimor foto familjare me kryeministrin britanik Starmer dhe kancelarin Merz

Politikë | 1 vit më parë

Kryeqyteti britanik priti Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, duke mbledhur së bashku gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i pranishëm, duke marrë pjesë gjatë ditës së djeshme dhe sot në forume kyçe para samitit.

Gjatë punimeve, liderët bënë edhe një fotografi familjare bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Samiti i këtij viti, i fokusuar gjithashtu në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, u parapri nga një pritje zyrtare dhe simbolike. Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Rama, u pritën nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

Procesi i Berlinit, i nisur nga qeveria gjermane në vitin 2014, shërben si një platformë ndërkombëtare vitale. Ai synon të fuqizojë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë rritjen ekonomike dhe të përshpejtojë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme