Dita e 9-të e grevës së urisë – Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë për terapi intensive
Rëndohet gjendja e tre grevistëve në ditën e 9 të të grevës së urisë. Naftëtari Ediart Selami është dërguar drejt spitalit rajonal për terapi intensive, ndërsa dy greviste të tjerë u trajtuan në vendin e grevës nga urgjenca, konkretisht Dorjan Dyrmishi dhe Dritan Rrapushi.
Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar, greva do të vazhdojë. “Në fushën naftëmbajtëse pasditen e djeshme kanë rënë dhe sirenat e alarmit”, ka thënë Shahu, “çka tregon praninë e avarive”.
“Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve”, deklaroi Shahu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




