“Ora e Muzës” edicioni i 14-të në Lezhë, poezia bashkon krijues nga të gjitha trevat shqiptare

Kulturë | 1 vit më parë

Lezha mirëpriti edicionin e 14-të te konkursit kombëtar “Ora e Muzës”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme poetike ku prezantohen krijues nga mbare trojet shqiptare. Mbi 90 poetë paraqitën krijimet e tyre, në këtë skenë poetike të veçantë ku shpaloset përkushtimi ndaj artit të fjalës së bukur.

“Aktivitetet e grupit të Lezhës, janë cilësorë, në thelb ka kërkesa shumë të larta ndaj vetvetes”, u shpreh poeti Alfons Zeneli.

“Për ta bërë këtë konkurs sa më përfaqësues dhe në këtë konkurs të vij poezia më e mirë shqipe është mirë që vet organizatorët ti ftonin poetët shqiptar”, tha poeti Marash Mirashi.

“Ora e Muzës” eshte një konkurs i hapur për të gjithë, duke i dhënë mundësi poetëve të rinj të prezantohen dhe të rriten në rrugëtimin e tyre krijues, si dhe për të vendosur një standard cilësie në këtë zhanër thotë Hekuran Koka, kryetar i Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja”.

“Ka qenë diçka që ne kemi këmbëngulur më të madhe siç është mundësi për zanat të ri të cilët shpesh ndihen të pa vlerësuar”, u shpreh Hekuran Koka, Kryetar i Klubit Letrar “Ndoc  Gjetja”, Lezhë.

Në përfundim të edicionit të 14-të, juria e përbërë nga Donika Dabishevci kryetare, Azem Baliaj dhe Albi Lushi anëtarë shpallën fitues të këtij viti  poetet Marash Mirashi, Bona Mulaj Lluka dhe Alketa Gashi Fazliu.

Konkursi letrat “Ora e Muzës” vjen si pjese e aktiviteteve të shumta që mbahen në Lezhë në kuadër të muajit të letërsisë, i cili këtë vit i është dedikuar At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të kulturës dhe letërsisë kombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme