Putin: Sanksionet e reja amerikane nuk do të ndikojnë seriozisht në ekonominë e Rusisë

Botë | 1 vit më parë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj paketës së re të sanksioneve të shpallura nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe që janë pjesë e paketës së re të 19-të të miratuar nga Bashkimi Europian.

“Sanksionet e reja të SHBA-së janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë. Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion. Ekonomia e Rusisë nuk do të preket seriozisht nga këto sanksione“, tha ai

Presidenti rus e bëri këtë deklaratë në margjinat e fjalimit të tij në kongresin e Shoqërisë Gjeografike Ruse (RGS). Duke folur për sanksionet e reja amerikane, ai i përshkroi ato si një “përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë” dhe “një akt jomiqësor që nuk forcon marrëdhëniet ruso-amerikane”.

Në të njëjtën kohë, Putin nuk foli për anulimin e takimit me Trump, por deklaroi se takimi me homologun e tij amerikan “duhet të përgatitet siç duhet”, duke vënë në dukje se Uashingtoni propozoi Budapestin si një vend të mundshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme