“Udhëtim në fëmijëri”, koncert me muzikën e kompozitorit Feim Ibrahimi

Kulturë | 1 vit më parë

Krijimtaria e pasur muzikore që mban emrin e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi ishte kryefjala e koncertit të organizuar mbrëmjen e së enjtes në Gjirokastër. Muzika e artistit të popullit erdhi nën interpretimin e talenteve të reja dhe pedagogëve të liceut artistik që mban emrin e tij.

“Më së miri sot vërtetuam që arti dhe muzika e mirëfilltë jetojnë përgjithmonë”, u shpreh Elona Kore, Drejtoreshë e Liceut Artistik, Gjirokastër.

Të ftuar special ishin dhe artistë të rinj që kanë dalë nga shkolla shqiptare dhe që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në të gjitha skenat ku interpretojnë Artur Vera, Laura Llozi, Rejsi Prosi.

“Jemi të lumtur që u mirëprit nga publiku ky koncert. I gjithë programi ishte me veprat dhe kompozimet e tij”, tha Laura Llozi, Koncert Maestër e Orkestrës së RTSH-së.

“Udhëtim në fëmijëri” u organizua në kuadër të 90 vjetorit të lindjes së artistit nga e bija Etrita Brahimi e cila në këtë projekt gjeti mbështetjen e bashkisë Gjirokastër dhe liceut artistik “Feim Ibrahimi”.

“Ideja ime fillestare ishte që të realizoja 90 vjetorin e babait tim”, tha pianistja Etrita Brahimi.

Gjatë karrierës së tij ka fituar edhe shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare si në Itali, Gjermani, Francë, Salzburg etj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme