Zelensky: Me Suedinë marrëveshje historike për blerjen e avionëve luftarakë

Botë | 1 vit më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se avionët e parë luftarakë suedezë JAS 39 Gripen pritet të mbërrijnë në Ukrainë vitin e ardhshëm, si pjesë e një marrëveshjeje për deri në 150 avionë.

Ukraina ka nevojë për Gripen për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve masive ruse dhe për të ndërtuar atë që kryeministri suedez Ulf Kristersson e quajti “një Forcë Ajrore shumë serioze”.

Sipas Zelenskyy-t, Ukraina dhe Suedia kanë arritur një marrëveshje për Gripen që ai e përshkroi si të paprecedentë në shkallë

“Nuk ka pasur kurrë më parë një marrëveshje të aviacionit luftarak të kësaj shkalle për Ukrainën”, deklaroi ai në X.

Zelensky tha se Ukraina llogarit në 150 avionë të tillë dhe i karakterizoi Gripen si pjesë e garancive të sigurisë të Ukrainës.

Njoftimi vjen pas një letre qëllimi të nënshkruar më 22 tetor midis Zelenskyy-t dhe kryeministrit Kristersson për blerjen e 100 deri 150 avionëve të rinj Gripen, konkretisht variantit më të fundit JAS 39 Gripen E.

Takimi i tyre u zhvillua në Linköping, ku ka selinë Saab (prodhuesi i Gripen).

Megjithatë, Kristersson sqaroi afatin dhe natyrën e marrëveshjes. Letra e qëllimit nuk parashikon dërgesa të menjëhershme, por krijon një kornizë për bashkëpunim afatgjatë.

Ai e përshkroi si një angazhim afatgjatë, “një deklaratë e qartë reciproke dhe fillimi i një udhëtimi të gjatë prej 10-15 vjetësh”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme