Ruajtja e trashëgimisë kulturor, dy ikona të rralla në Berat nisin restaurimin

Kulturë | 1 vit më parë

Në laboratorin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat kanë mbërritur dy ikona të rëndësishme, të cilat do t’i nënshtrohen procesit të restaurimit.

Ikona e “Shën Kollit” dhe ajo e “Krishtit Pantokrator” janë gjetur në kishën e Shën Kollit, në lagjen historike “Kala” të qytetit.

Restaurimi do të realizohet me kujdes të veçantë, duke ruajtur integritetin artistik dhe vlerën historike të veprave.

Specialistët synojnë t’u rikthejnë ikonave ngjyrat dhe bukurinë origjinale, duke i ruajtur si pjesë të trashëgimisë kulturore të zonës.

Restaurimi synon të rikthejë ngjyrat dhe bukurinë e dikurshme të ikonave, të cilat përfaqësojnë një pjesë të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ky proces është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen dhe promovimin e objekteve të kultit dhe artit kishtar, që përbëjnë një pasuri të veçantë për qytetin e Beratit dhe më gjerë.

Restaurimi i ikonave në laboratorin e DRTK Berat është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së identitetit historik dhe shpirtëror të zonës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme