Abissnet Superiore në RTSH/ Vllaznia dominon formacionin më të mirë të javës së 8-të

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-4-2-3-1.
Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko. Katërshja e mbrojtjes formohet nga Bekim Maliqi (Dinamo City), Marcelino Preka (Partizani), Gomes Ferreira (Teuta) dhe Andrey Yago (Vllaznia).
Përpara mbrojtjes janë Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ibrahim Abbas (AF Elbasani).
Dejvi Bregu i Dinamo City-t, Ergis Arifi i Teutës dhe Diallo i AF Elbasanit mbështesin në majën e sulmit Bekim Balajn e Vllaznisë. Trajneri më i mirë i javës së 8-të është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Edi Martini. Vllaznia e tij triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 dhe për kuqeblutë ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




